Deklaratë rreth ruajtjes të të dhënave

Deklaratë rreth ruajtjes të të dhënave

Të përgjitshme
Për ArcheNoris gGmbH, mbrojtja e të dhënave personale, të dhëna në kuadër të përdorimit të shërbimeve tona në internet, është një çështje e rëndësishme. Për këtë arsye, dëshirojmë t’ju informojmë mbi të dhënat që mund të grumbullohen dhe se si do t’i trajtojmë ato. Baza ligjore për ne është Ligji për Mbrojtjen e të Dhëave Personale të Kishës Evangjelike në Gjermani si dhe dispozitat për ofrimin e shërbimeve të telekomunikacionit dhe menaxhimin e faqeve në internet.

Të dhënat personale
Të dhënat personale të ofruara nga ju në përgjithësi i përdorim për t´u përgjigjur kërkesave tuaja, për të përpunuar porositë tuaja ose për t’ju mundësuar qasje në informacione ose oferta të caktuara. Përveç kësaj, përdorim të dhënat tuaja vetëm nëse keni dhënë pëlqimin tuaj të qartë për këtë. Nëse brenda ofertës në internet ka mundësi për të vendosur të dhëna personale ose të biznesit (për shembull, në kuadër të një regjistrimi personal, porosie, kërkese ose mesazhi), dhënia e këtyre të dhënave nga vizitori bëhet me vullnet të lirë.

Mbledhja, Përpunimi dhe Përdorimi i të Dhënave
Të dhënat personale që na ofrohen online do të ruhen, përpunohen dhe përdoren vetëm për qëllimet që ju janë komunikuar për rastin specifik. Një ruajtje, përpunim ose përdorim që tejkalon këto qëllime kryhet vetëm nëse:
është për qëllim të ndërlidhur drejtpërdrejtë me qëllimin origjinal për të cilin janë mbledhur të dhënat personale,
është e nevojshme për shkak të një detyrimi ligjor ose urdhri autoritar ose gjyqësor,
është e nevojshme për të krijuar ose mbrojtur pretendime ligjore ose për të parandaluar akuzat,
shërben për të parandaluar abuzimin ose aktivitetet e paligjshme të tjera, p.sh. sulmet që synojnë sistemet tona.

Formulari i kontaktit
Nëse na dërgoni kërkesa përmes formularit të kontaktit, të dhënat tuaja nga formulari i kontaktit, përfshirë të dhënat tuaja të kontaktit që keni dhënë atje, ruhen për të trajtuar pyetjen dhe për pyetje të mundshme të mëtejshme. Këto të dhëna nuk i përcjellim më tej pa miratimin tuaj.
Përpunimi i të dhënave të futura në formularin e kontaktit kryhet ekskluzivisht në bazë të miratimit tuaj (Neni 6 Paragrafi 1 Pikë a i GDPR, respektivisht Neni 6 i Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Kishës Evangjelike në Gjermani).

Ju mund të tërhiqni këtë miratim në çdo kohë. Për këtë qëllim, mjafton një njoftim jo formal të dërguar në email tek ne. Ligjshmëria e veprimeve të përpunimit të të dhënave që janë kryer deri në tërheqjen e miratimit tuaj nuk preket nga tërheqja.
Të dhënat e futura nga ju në formularin e kontaktit mbeten te ne deri sa të na kërkoni të fshijmë, të tërhiqni miratimin për ruajtjen, ose qëllimi për ruajtjen e të dhënave mbaron (p.sh. pasi të jetë përfunduar kërkesa e pyetjes suaj). Dispozitat ligjore të detyruara – sidomos afatet e ruajtjes – nuk preken.

Përpunimi i të Dhënave (Të Dhëna të Klientëve dhe të Kontratave)
Ne ruajmë, përpunojmë dhe përdorim të dhëna personale vetëm nëse ato janë të nevojshme për të arsyetuar, përshtatur ose ndryshuar raportin ligjor (të dhënat ekzistuese). Të dhënat personale mbi përdorimin e faqeve tona të internetit (të dhënat e përdorimit) i ruajmë, i përpunojmë dhe i përdorim vetëm nëse është e nevojshme për të mundësuar përdoruesin të përdorë shërbimin ose për të faturuar.
Të dhënat e mbledhura të klientëve fshihen pas përfundimit të porosisë ose mbylljes së marrëdhënies tregtare. Afatet ligjore të ruajtjes nuk preken.

Protokollimi
Kur qaseni në faqet tona të internetit, informacionet të lidhura me komunikimin (p.sh. adresa e shkurtuar e protokollit të internetit) respektivisht informacionet të lidhura me përdorimin (p.sh. të dhëna mbi fillimin dhe kohën e përdorimit, si dhe shërbimet e telekomunikacionit që keni përdorur) gjenerohen automatikisht me mjetet teknike. Këto mund të çojnë në konkluzione rreth të dhënave personale. Gjithashtu, ruhen informacione që nuk mund t’i atribuohen një personi të caktuar (p.sh. browseri i përdorur i internetit; sistemi operativ; emri i domenit të faqes nga e cila keni ardhur; numri i vizitave; koha mesatare e qëndrimit; faqet e vizituara). Ne përdorim këto informacione për të përcaktuar atraktivitetin e faqeve tona të internetit dhe për të përmirësuar performancën dhe përmbajtjen e tyre.

Komponente Aktive (p.sh. Cookies, Javascript etj.)
Kur vizitoni njërën nga faqet tona të internetit, mund të vendosim informacione në formën e një “cookie” në kompjuterin tuaj. Cookiet na lejojnë, për shembull, të përshtatim një faqe sipas interesave tuaja ose të ruajmë fjalëkalimin tuaj, kështu që nuk duhet ta shkruani atë çdo herë nga e para. Pasi një cookie nuk mund të përdoret për të individualizuar menjëherë një person të caktuar, përdorimi i tyre është i lejuar. Nëse nuk doni që kompjuteri juaj të njihet sërish, ju lutemi, konfiguroni browserin tuaj të internetit që të fshijë cookie-t, të bllokojë të gjitha cookie-t ose t’ju njoftojë përpara se një cookie të ruhet.

Skedarët Server-Log
Ofruesi i faqeve mbledh dhe ruan automatikisht informacione në skedarët e quajtur Server-Log, që browseri juaj i dërgon automatikisht te ne. Këto janë:
Lloji dhe versioni i browserit
Sistemi operativ i përdorur
URL-ja e Referuesit (Referrer URL)
Emri host të kompjuterit që ka qasje
Koha e kërkesës së serverit
Adresa IP
Këto të dhëna nuk kombinohen me burime të tjera të të dhënave.
Mbledhja e këtyre të dhënave kryhet në bazë të Nenit 6 Paragrafi 1 Pikë f i GDPR. Operatori i faqeve ka një interes të ligjshëm në paraqitjen teknike pa gabime dhe optimizimin e faqes së tij të internetit – për këtë qëllim duhet të mblidhen skedarët e Server-Log.

Siguria
Ne përdorim masa të sigurisë teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat e ofruara nga ju nga manipulimet rastësore ose të qëllimshme, humbja, shkatërrimi ose qasja nga personat e paautorizuar. Ne përdorim standarde dhe përmirësojmë masat tona sipas përparimit teknologjik. Megjithatë, duhet të theksojmë se të dhënat gjatë transmetimit në internet, sipas gjendjes së tanishme të teknologjisë, nuk mund të mbrohen në mënyrë të plotë.

E Drejta e Kundërshtimit
Me kënaqësi do t’ju informojmë për përdorimin e të dhënave personale që na keni lënë. Ju keni të drejtë të kundërshtoni në çdo kohë për përpunimin dhe përdorimin e të dhënave tuaja, sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Kishës Evangjelike në Gjermani. Për këtë qëllim, mjafton një njoftim përkatës në ArcheNoris gGmbH që gjendet në imprint të faqes. Nëse dëshironi, të dhënat tuaja nuk do të përdoren për kontakte të tjera dhe do të fshihen.

Siguria e email-it
Kur na dërgoni një email, adresa juaj e emailit përdoret vetëm për korrespondencë me ju. Adresat e emailit që na i jepni në kuadër të një porosie për newsletter, do të përdoren vetëm për këtë qëllim. Nuk përdoret ndonjë metodë e enkriptimit.

Përgjegjës për Ruajtjen e të Dhënave
Për pyetje lidhur me mbrojtjen e të dhënave, ju lutemi të drejtoheni te përgjegjësi për ruajtjen e të dhënave në rrjetin social e Arche e.V.:
Përgjegjëse për ruajtjen e të dhënave për të gjitha institucionet e Arche Noris gGmbH

Burgstrasse 7

90403 Nürnberg

Tel.: 0911 / 244 245 -33
Fax: 0911 / 244 245 -39
Email: Carmen.Lober@archenoris.de

Udhëzime për Përdorimin e Formularit të Aplikimit Online

Gjatë aplikimit tuaj online përmes formularit të aplikimit, ju na lini një sërë të të dhënave personale. Këto përfshijnë emrin, adresën e emailit, CV-në, dëftesat dhe të gjitha informacionet që jepni në formularin e aplikimit online, si dhe fotografi dhe dokumente që ngarkoni. Në momentin që hyni dhe ndryshoni formularin e aplikimit online, teknologjia e sigurt SSL aktivizohet. Kështu të dhënat transmetohen me enkriptim.
Të dhënat tuaja personale ruhen përkohësisht në serverin e Diakonie Gjermani, që ofron shërbimin e aplikimit online qendror për institucionet e saj. Institucioni ku jeni duke aplikuar merr përmes emailit dhe një linku të dhënat tuaja që keni shënuar në formular, përmes të cilit mund të hapet dokumentacioni që keni bashkëngjitur me aplikimin tuaj. Pas 30 ditëve, të dhënat fshihen.
Institucioni ku keni aplikuar ruan dhe arkivon të dhënat në kuadër të procedurës së aplikimit në departamentin e personelit, sipas standardeve të zakonshme të procesit të aplikimit. Detajet në lidhje me këtë nuk janë të njohura nga Diakonie Gjermani dhe ajo nuk mund të marrë përgjegjësi për to. Institucionet e Diakonisë i nënshtrohen sikur edhe vetë Diakonie Gjermani Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Kishës Evangjelike në Gjermani dhe gjithashtu ligjeve shtetërore të mbrojtjes së të dhënave.

Informacion Ligjor për Ruajtjen e të Dhënave
Të dhënat personale të ofruara ruhen, përpunohen dhe përdoren vetëm për qëllimet e caktuara sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Kishës Evangjelike në Gjermani dhe sipas Ligjit Federal për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Të dhënat nuk do të jepen te palë të treta ose të përdoren për qëllime komerciale. Lënia në dispozicion e të dhënave personale është e vullnetshme dhe ju keni të drejtë të kundërshtoni në çdo kohë për përpunimin dhe përdorimin e të dhënave për të ardhmen. Për këtë qëllim, mjafton një njoftim përkatës te rrjeti social Arche e.V.

Burimi: diakonie.de

Përdorimi i Social Plugins

YouTube
Faqja jonë përdor plugins për faqen YouTube që operohet nga Google. Operatori i faqeve është YouTube, LLC, 901 Cherry Ave., San Bruno, CA 94066, SHBA.
Kur vizitoni një nga faqet tona të pajisura me një plugin të YouTube, krijohet një lidhje me serverat e YouTube. Kështu, serveri i YouTube-it merr informacion se cilën prej faqeve tona keni vizituar.
Nëse jeni të kyçur në llogarinë tuaj të YouTube, kjo i mundëson YouTube-it të ndërlidhë veprimet tuaja në internet drejtpërdrejtë me profilin tuaj personal. Këtë mund ta parandaloni duke dalur nga llogaria juaj e YouTube-it.
Përdorimi i YouTube kryhet në interes të paraqitjes atraktive të ofertave tona në internet. Kjo përfaqëson një interes të ligjshëm sipas Nenit 6 Paragrafi 1 Pikë f i GDPR.
Informacione të tjera mbi trajtimin e të dhënave të përdoruesve gjeni në deklaratën për mbrojtjen e të dhënave të YouTube-it në: https://www.google.de/intl/de/policies/privacy.

Google Web Fonts
Kjo faqe përdor Web Fonts që ofrohet nga Google për të paraqitur në mënyrë uniforme modelin e shkrimit. Kur një faqe hapet, browseri juaj ngarkon Web Fonts të nevojshme në memorien e browserit tuaj, për të paraqitur tekstin dhe shkronjat në mënyrë të saktë.
Për këtë qëllim, browseri juaj që ju përdorni duhet të lidhet me serverat e Google. Përmes kësaj, Google merr njohuri se faqja jonë është vizituar përmes adresës suaj IP. Përdorimi i Google Web Fonts kryhet në interes të paraqitjes uniforme dhe atraktive të ofertave tona në internet. Kjo përfaqëson një interes të ligjshëm sipas Nenit 6 Paragrafi 1 Pikë f i GDPR.
Nëse browseri juaj nuk e mbështet Web Fonts, do të përdoret një shkrim standard nga kompjuteri juaj.
Informacione të tjera për Google Web Fonts mund të gjeni në https://developers.google.com/fonts/faq dhe në deklaratën për ruajtjen e të dhënav nga Google: https://www.google.com/policies/privacy/.