Kush jemi ne


Arche #Works është partneri juaj i besueshëm, për të gjetur sigurt dhe thjesht një shkollim profesional ose vend pune në fushën e përkujdesjes. Ne ju përcjellim që nga kontakti i parë e deri në momentin e punësimit e përshtatjen e plotë në Gjermani.

Oferta punësimi konkrete dhe ekzistuese në fushat e përkujdesjes dhe edukimit

Arche #Works është pjesë e rrjetit social Arche e.V. (shoqatë jofitimprurëse) që është një bartës i madh i institucioneve sociale në Gjermani. Ne mund të ju garantojmë një vend pune të sigurt në institucionet tona.

Pagesë transparente sipas kontratës kolektive me të drejtë të garantuar pushimi prej 30 ditësh dhe shërbime të tjera atraktive e sociale.

Rrjeti social Arche e.V. është anëtar i “Diakonisë Bayern”. Të gjithë punonjësit gëzojnë përparësitë e kontratës kolektive AVR (pagesë e sinqertë, para për Krishtlindje, 30 ditë pushim vjetor, sigurim shtesë për pension, ndihmë në raste të veçanta, buxhet familjar).

Përcjellje gjatë njohjes së shkollimit tuaj profesional ose të studimeve tuaja

Ekipi jonë i menaxhimit të talenteve brenda Arche #Works është vazhdimisht në kontakt me ju, ju përgjigjet pyetjeve tuaja dhe ju mbështet me të gjitha formalitetet.

Mundësi për shkollim profesional dhe trajnime shtesë në fusha të ndryshme, si dhe mundësi të mira për karrierë

Shkolla jonë private profesionale për përkujdesje në Eggolsheim ofron shkollime profesionale një apo trevjeçare të njohur nga shteti si profesionistë të përkujdesjes apo ndihmës të përkujdesjes. Për profesionistë të përkujdesjes ofrojmë mjaft trajnime shtesë (p.sh. si instruktorë praktike ose profesionistë të gerontologjisë).

Ndihmë për të mësuar gjuhën gjermane në atdheun tuaj ose në Gjermani

Në shumë shtete ne bashkëpunojmë me shkolla të gjuhës, të cilat ofrojnë kurse të volitshme për nivelin B1. Në Gjermani ne ju përgatisim pa pagesë për provimin B2.

Banesë për muajt e parë, si dhe mbështetje për kërkimin e banesës më pas

Në muajt e parë ne ofrojmë mundësi banimi në shkollat tona dhe në institucionet që bashkëpunojmë. Më pas ekipi jonë për menaxhimin e talenteve do ju mbështes gjatë kërkimit të banesës.

Shërbime sociale të shumëllojshme

Ju keni sigurim shëndetësor, social dhe pensional dhe merrni një sigurim shtesë pensional të ndërmarrjes. Kështu ju gëzoni të gjitha përparësitë e sistemit cilësor shëndetësor e social në Gjermani.

Kujdes intensiv nga ekipi për menaxhimin e talenteve

Ne ju mbështesim në të gjitha fushat e jetës së përditshme (gjatë kërkimit të banesës, për kohën e lirë, përkujdesjes së fëmijëve, kryerjen e formaliteteve, dhe kur keni mall për atdheun, etj.)

Ne kemi rrjetshumë të mirë

Arche #Works është pjesë e rrjetit social Arche e.V. që është e angazhuar në mbi 30 institucione në fushën e përkujdesjes së pleqve, të fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara dhe që ndodhen në Bavari, Hessen, Sachsen dhe Rheinland-Pfalz.

Kështu mund të sigurojmë që të gjejmë vendin e përshtatshëm për ju dhe që pasqyron dëshirat dhe kualifikimet tuaja.
Ne do të gëzohemi të ju mirëpresim në rrethin tonë me mbi 2000 punonjës në rrjetin social Arche e.V.

Si anëtar e “Diakonie Bayern” ne orientohemi në qëndrimin dhe veprimtarinë tonë sipas figurës njerëzore të krishterë.
Kështu i kushtojmë rëndësi të veçantë vlerësimit reciprok, respektit dhe gatishmërisë për të ndihmuar.

Gjuhën gjermane nën kontroll

Super! Tani mund të fillojë dhe ne merremi me njohjen tuaj të profesionit!

Gjuhën gjermane nën kontroll

Super! Tani mund të fillojë dhe ne merremi me njohjen tuaj të profesionit!